Zbatimi i Strategjisë së re të BE-së për ushqimin në zinxhirin ushqimor në Republikën e Shqipërisë

Në kuadër të projektit kërkimor-shkecor “Zbatimi i Strategjisë së re të BE-së për ushqimin në zinxhirin ushqimor në Republikën e Shqipërisë”, financuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, ftohen për të qenë pjesë e këtij projekti të gjithë studentët e Fakultetit të Biznesit të cilët do të kontribuojnë për realizimin e objektivave të projektit. Ky projekt do tu japë mundësi studentëve të familjarizohen me procedurat e zbatimit të projektit duke filluar që nga mbledhja e të dhënave të nevojshme për studim e deri në analizimin e tyre në kuadër të finalizimit të projektit.

Studentët mund të aplikojnë duke dërguar CV dhe Letër Interesi në adresën elektronike

ushbe2023@gmail.com

Afati përfundimtar i aplikimeve është data 28-02-2023.