Fakulteti i Edukimit, si një nga njësitë kryesore të Universitetit “Aleksandër Moisiu” (UAMD), ka hapur dyert për studentët në Tetor 2006, me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nr.801 Dt. 20.12.2005.
Prej fillimit, Fakulteti i Edukimit është bazuar në praktikat dhe përvojat akademike më të mira perëndimore për përgatitjen e individëve të kualifikuar në shkencat e edukimit dhe fushave të ngjashme me to, duke u bërë një ndër institucionet e arsimit të lartë në fushën e shkencave të edukimit më të vlerësuara dhe të kërkuara në vend.
Filozofia e Fakultetit të Edukimit, në të gjitha aktivitetet dhe proçeset e tij akademike dhe shkencore ka qenë “studenti në qendër të vëmendjes”, duke nxitur tek ata kërkimin e vazhdueshëm të zhvillimit dhe edukimit. Gjithashtu, një rëndësi të veçantë ne i kushtojmë përcjelljes së vlerave njerëzore dhe qytetare, duke u mbështetur në etikën profesionale, vlerat universale, si edhe përftimin e një kulture të gjerë pluraliste në mënyrën e gjykimit dhe reagimit ndaj situatave.
Vizioni i këtij fakulteti është të përgatisë profesionistë, të cilët janë të gatshëm për t’u përfshirë në tregun e punës dhe suksesi në këtë drejtim është i dukshëm, duke parë nivelin e lartë të punësimit të studentëve pas diplomimit dhe vlerësimet e larta që ata kanë marrë në testimet që kanë bërë për liçensimin e tyre.
Institucioni lëshon diploma të plota, në gjuhën shqipe dhe angleze dhe vlerësimi bëhet sipas sistemit ECTS dhe atij amerikan. Kjo, u mundëson studentëve tanë, lexueshmëri dhe njohje të diplomës në vende të ndryshme të botës, si për studime dhe kualifikime të mëtejshme, edhe për punësim.
Kur hapi dyert për herë të parë në vitin akademik 2006-2007, FE uli në auditorët e tij për të studiuar me kohë të plotë rreth 354 studentë nga të gjitha trevat e vendit. Sot, Fakulteti i Edukimit numëron 1877 studentë të diplomuar në nivelin e parë të studimeve dhe 737 në nivelin e dytë, nga Shqipëria, diaspora, por edhe studentë jo shqiptarë. Aktualisht, programet e studimit për vitin akademik 2016-2017 ndiqen nga rreth 3837 studentë të tjerë.
Adresa:
Kampusi i Ri Universitar, Rr. Miqësia, Spitallë, Durrës, 2009, Shqipëri
Orari:
e Hënë-e Dielë
8:00-16:00
Programet që Fakulteti i Edukimit ofron janë:
Zgjidh UAMD për të studiuar me pedagogët më të mirë shqiptarë dhe profesorë të ftuar nga universitete europiane dhe amerikane. Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe lidhjes me tregun e punës.