Universiteti “Aleksandër Moisiu” (UAMD) çeli dyert për herë të parë në vitin akademik 2006-2007. Prej 15 vitesh, në thelb të veprimtarisë së tij është përballimi me sukses i sfidave të së ardhmes bazuar në themelet e shërbimit dhe dashurisë për vendin.
Falë punës plot përkushtim e vendosmëri të drejtuesve dhe stafit, bashkëpunëtorëve e komunitetit, UAMD ka njohur shumë zhvillime pozitive në mësimdhënie, mësimnxënie, shërbime, infrastrukturë, etj. Teksa “shoqëria e informacionit” përparon, UAMD kontribuon çdo ditë për të edukuar profesionistë me mendësi ndryshe, që karakterizohen nga ndjeshmëria për fatet e vendit dhe bëhen udhëheqës të ndryshimit.
Ne jemi UAMD dhe shohim me besim kah e ardhmja!
Ligjërata nga pedagogët më të mirë shqiptarë dhe profesorë të ftuar nga universitetet më në zë të Shteteve të Bashkuara dhe Europës.
Angazhim në projekte dhe bursa studimi në universitete europiane, me të cilat UAMD ka marrëveshje bashkëpunimi.
Jetë e pasur studentore, shërbime karriere të përmirësuara, mundësi për praktika pune dhe aftësim profesional.
Kampus me infrastrukturë dhe laboratorë modernë. Në të ofrohen shërbime për studentët, stafin dhe vizitorët.
“…Vizionin tonë e ndërtojmë mbi përkushtimin për të krijuar një universitet që përfaqëson jo vetëm krenarinë e qytetit tonë, por edhe një shembull për të gjithë Shqipërinë. Duke u bazuar në cilësinë akademike dhe inovacionin, ne synojmë të ndërtojmë një institucion arsimor që përputhet me standardet europiane dhe ofron mundësi të shkëlqyera për studentët, komunitetin dhe të ardhmen e vendit tonë.
Me konsideratë,
Prof. Dr. Shkëlqim FORTUZI
REKTOR
This will close in 0 seconds