Studentët dhe Kërkimi Shkencor

Hulumtimi është mënyra se si komuniteti akademik komunikon me botën. Ai përfshin aktivitete shkencore dhe krijuese që mund të çojnë në njohuri të reja, duke përmirësuar aftësinë tonë për të zgjidhur problemet dhe zbuluar dije, teori apo krijime të reja.

Kërkimi studentor në UAMD

Kërkimi studentor është një mundësi unike për të punuar dhe prodhuar punë kërkimore, që parë nga këndvështrimi studentor, të kontribuojnë në njohjen e thellë të një disipline akademike. Përmes ndërmjetësimit të Sektorit të Karrierës dhe Alumnit në UAMD, studentët do të punojnë për projektin e tyre kërkimor me mentorimin e anëtarëve të stafit akademik. Ne do të ofrojmë mbështetje institucionale që studentët të kenë mundësi për t’u angazhuar në kërkime origjinale në një sërë disiplinash nga shkencat e edukimit, në shkencat e navigimit.

Dobitë e përfshirjes së studentëve në punë kërkimore?

Literatura tregon se studentët që angazhohen në kërkim shkencor përfitojnë:

  • Aftësi më të mira për zgjidhjen e problemeve;
  • Kuptim më të mirë të metodave të kërkimit;
  • Kuptim më të thellë të fushës së tyre të kërkimit;
  • Kuptim më të mirë të udhëve të tyre të karrierës;
  • Besim dhe pavarësi më të madhe.

Përpos kësaj, ata:

  • Janë më të kënaqur me përvojën e tyre universitare;
  • Kanë më shumë gjasa të pranohen në studime pasuniversitare të shkëlqyera;
  • Janë më konkurrues në tregun e punës.

Je i interesuar në fushën e hulumtimit?

Ne do të donim të punonim me ty. Inkurajojmë studentët të eksplorojnë faqen tonë të internetit, si dhe të vizitojnë Qendrën e Karrierës në Katin e Parë, Fakulteti i Edukimit, UAMD. Stafi ynë është i disponueshëm çdo dite të javës për t’ju njohur me mundësitë e angazhimit me punë kërkimore. Po ashtu mirëpresim pyetjet tuaja në karriera@uamd.edu.al.