HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY
NË UNIVERSITETIN E KOBLENZ NË GJERMANI
PËR STAF AKADEMIK NË FAKULTETIN E BIZNESIT.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, hap thirrjen për mësimdhënie për stafin akademik për periudhën 17 nëntor 2025 deri më 15 janar 2026, në Universitetin Koblenz, Gjermani (https://www.hs-koblenz.de/en/home ).
1.Fakultetet dhe afati për aplikim:
- Hapet thirrje për staf akademik në Fakultetin e Biznesit, Departamenti i Menaxhimit.
- Afati i fundit për aplikim 7 Korrik 2025.
- Aplikimet duhet të dërgohen në adresën e emailit:
International@rheinahrcampus.de cc: klaridaprendi@uamd.edu.al
- Periudha e mobilitetit:
- Periudha e mësimdhënies: nga 17 Nëntor 2025 deri më 15 Janar 2026.
- Kurset që do të zhvillohen:
- B25.02 Project Management – Grupi 1
- B25.03 Project Management – Grupi 2
- B25.01 International Business
- Kriteret e Përzgjedhjes:
- Të gjitha kurset duhet të zhvillohen në gjuhën angleze (niveli B2–C1).
- Eksperiencë prej më shumë se 5 vitesh në mësimdhënien e “Project Management”.
- Dokumentacioni i Aplikimit:
- Curriculum Vitae (CV)
- Letër motivimi
- Skicë e propozuar për zhvillimin e kurseve të sipërpërmendura
- Përzgjedhja:
- RheinAhrCampus do të përzgjedhë kandidatin më të përshtatshëm dhe do të shpallë njoftimet jo më vonë se data 11 Korrik 2025.