Fakulteti i Biznesit

Rreth Fakultetit:

Fakulteti i Biznesit është hapur me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Nr. 801, dt 20.12.2006, si një nga njësitë kryesore të Universitetit “Aleksandër Moisiu” (UAMD). Kur u krijua ai njihej si Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit, ndërsa që nga viti 2010 emërtohet si “Fakulteti i Biznesit” (FB).

Që në krye të herës, Fakulteti i Biznesit është bazuar në praktikat dhe përvojat akademike më të mira perëndimore. Institucioni lëshon diploma të shkruara në gjuhën shqipe dhe angleze dhe vlerësimi bëhet sipas sistemit ECTS dhe atij amerikan. Kjo ju mundëson të diplomuarëve tanë lexueshmëri dhe njohje të diplomës në vende të ndryshme të botës, qoftë për studime të mëtejshme, qoftë për punësim. Filozofia e fakultetit, në të gjitha aktivitetet dhe proceset e tij, ka qenë “studenti në qendër të vëmendjes”.

Kur hapi dyert për herë të parë në vitin akademik 2006-2007, FB uli në auditorët e tij rreth 500 studentë nga të gjitha trevat e vendit. Sot Fakulteti numëron 1970 studentë të diplomuar në Ciklin e Parë, Bachelor; 919 studentë të diplomuar në Ciklin e Dytë, Master Shkencor dhe Profesional dhe 68  studentë të diplomuar në Ciklin e Tretë, Doktoraturë.

Informacionet e Fakultetit:

Adresa:

Kampusi i Ri Universitar, Rr. Miqësia, Spitallë, Durrës, 2009, Shqipëri

Orari:

e Hënë-e Dielë

8:00-16:00

Departamentet:

Departamenti i Financë-Kontabilitet

Departamenti i Marketingut

Departamenti i Menaxhimit

Departamenti i Shkencave Ekonomike

Departamenti i Turizmit

Departamenti i Statistikës dhe i Informatikës së zbatuar

Programet që Fakulteti i Biznesit ofron janë:

  1. 8 (tetë) programe studimi me kohë të plotë në Ciklin e Parë të Studimeve: Menaxhim Hotel-Restorant, Menaxhim Turizëm Kulturor, Menaxhim Turizëm Arkeologjik, Shkenca Ekonomike, Bankë-Financë, Administrim Biznesi, Menaxhim-Marketing, Financë-Kontabilitet.
  2. 2 (dy) programe studimi me kohë të pjesshme në Ciklin e Parë të Studimeve: Administrim Biznes dhe Financë Kontabilitet.
  • 5 (pesë) programe studimi në Në Ciklin e Dytë, Master i Shkencave: Menaxhim Biznesi, Marketing, Ekonomi-Biznesi, Financë-Bankë, Industria e Sigurimit dhe Drejtimi i Rrezikut.
  1. 6 (gjashtë) programe studimi në Ciklin e Dytë, Master Profesional: Menaxhim Biznesi, Marketing, Drejtimi i SME-ve, Financë-Bankë, Sigurim jete, jo-jete dhe Sigurimet Detare, Menaxhim i Trashëgimisë Kulturore të Adriatikut
  2. 4 (katër) programe studimi në Ciklin e Tretë, Doktoraturë: Administrim Publik, Bankë-Financë, Shkenca Ekonomike dhe Marketing.

Prof.As.Dr. Llambi Prendi

Dekan

Dr. Silvana Gashi

Zv. Dekan për Çështjet Mësimore

Dr. Edlira Llazo

Zv. Dekan për Çështjet Shkencore

Organizimi i Fakultetit të Biznesit:

Struktura organizative e FB propozohet nga Fakulteti, rishikohet nga Rektorati dhe miratohet nga Këshilli i Administrimit. Mënyra e drejtimit, menaxhimit dhe përgjegjësitë e autoriteti shprehen në dokumentat bazë të UAMD dhe të FB, të cilat janë:

  • Statuti i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës është miratuar më 29.04.2010.
  • Rregullorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, miratuar nga Senati Akademik më datë 07.09.2012 Vendim nr. 35.
  • Rregullorja e brendshme e Fakultetit të Biznesit.

Zgjidh UAMD për të studiuar me pedagogët më të mirë shqiptarë dhe profesorë të ftuar nga universitete europiane dhe amerikane. Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe lidhjes me tregun e punës.