DILPOMAT E DYFISHTA

Çfarë do të thotë diplomë e dyfishtë?

Diplomat e dyfishta janë diploma që parashikohen në Ligjin 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe
kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Këto diploma
organizohen në bazë të marrëveshjeve që nënshkruajnë dy insitucione të arsimit të lartë, ku
programi për të cilin bien dakort organizohet në mënyrë analoge, si lëndët përkatëse, organizimi i
krediteve ECTS, mbrojtja e diplomës.

Ky program studimi është aprovuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe sipas ligjit në
përfundim të këtij programi studentët përfitojnë dy diploma përkatësisht nga Universiteti i
Genovës dhe Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës.

Kjo diplomë ju jep mundësinë të punoni në:

  • Organizata ndërqeveritare;
  • Adminsitratën publike qëndrore apo lokale, sidomos në sektorin e marrëdhënieve me jashtë dhe projekteve të financuar nga donatorë të huaj;
  • Shërbimet diplomatike në vend dhe jashtë vendit;
  • Organet e Bashkimit Evropian, të ndodhura në zyrat qendrore apo në vende të tjera anëtare;
  • Organizata jo qeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Struktura turistike ku marrëdhëniet ndërkombëtare janë thelbësore.

Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

Diplomë e Dyfishtë me Universitetin Sapienza, të Romës.(Bachelor)

 

Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike

Diplomë e dyfishtë me Universitetin e “Genovas”, Itali. (Bachelor)

 

E DREJTË EVROPIANE DHE E KRAHASUAR

Diplomë e Dyfishtë me Universitetin “Sapienza”, të Romës. (Master i Shkencave)

 

ADMINISTRIM PUBLIK

Diplomë e dyfishtë me Universitetin e “Côte d’Azur”, Francë. (Master i Shkencave)

 

E DREJTË PUBLIKE

Diplomë e dyfishtë me Universitetin e “Tor Vergatas”, Itali. (Doktoraturë)