Fakulteti i Studimeve Profesionale (FSP) në Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është krijuar me qëllimin për të ofruar arsim të lartë cilësor, të orientuar drejt praktikës dhe nevojave reale të tregut të punës. Misioni i tij është të përgatisë profesionistë të aftë, të pajisur me njohuri bashkëkohore dhe shkathtësi konkrete, duke ndjekur standardet më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare në arsimin profesional.
Ky fakultet ka ndërtuar një profil të veçantë në sistemin universitar shqiptar, duke u fokusuar në formimin praktik dhe integrimin e studentëve në tregun e punës. Programet e studimit janë hartuar në mënyrë të tillë që të jenë fleksibël, të përditësuara dhe në përputhje me zhvillimet e fundit në sektorë të ndryshëm profesionalë, si dhe me kërkesat e punëdhënësve vendas dhe ndërkombëtarë.
Nëpërmjet bashkëpunimeve me institucione publike dhe private, si dhe përfshirjes në projekte dhe iniciativa kombëtare e ndërkombëtare, Fakulteti i Studimeve Profesionale synon të krijojë një lidhje të fortë midis teorisë dhe praktikës. Lektorët dhe stafi akademik angazhohen vazhdimisht në përmirësimin e kurrikulave, duke u bazuar në analiza konkrete të tregut dhe zhvillimeve teknologjike, me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit aplikativ.
Adresa:
Currila, Durrës, 2001, Shqipëri
Orari:
e Hënë-e Dielë
8:00-16:00
Zgjidh UAMD për të studiuar me pedagogët më të mirë shqiptarë dhe profesorë të ftuar nga universitete europiane dhe amerikane. Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe lidhjes me tregun e punës.
