Thirrje për aplikime: Shkolla Verore Ndërkombëtare e Grazit

Çelen aplikimet për Shkollën Verore Ndërkombëtare të Grazit “Seggau”, e themeluar për studentë të motivuar për të thelluar të kuptuarit për çështjet evropiane dhe globale.

Gjatë Shkollës do të diskutohen proceset e transformimit dhe ndryshimeve demografike që reflektojnë aspekte të identiteteve individuale, sociale, politike, fetare, kulturore, rajonale, ekonomike, etj.

7 ARSYE PËR TË APLIKUAR:

  • Shkollë verore 2-javore në një atmosferë unike në Kalanë Seggau;
  • 6 kredite ECTS (për pjesëmarrje në program, si dhe për të shkruar një punim seminarik);
  • Ligjërata dhe module paralele seminaresh (grupe të vogla);
  • Diskutime dhe mundësi rrjetëzimi me lektorë dhe të ftuar ndërkombëtarë;
  • Paketa gjithëpërfshirëse (shkollimi, ushqimi, akomodimi, programi ekstrakurrikular);
  • Zhvillimi i aftësive në të folurit publik, shkrimit akademik, shkrimit krijues dhe të menduarit kritik;
  • Mundësi botimi në “Off Campus”: Seria e publikimeve të Shkollës së Mendimit “Seggau”.

Mëso më shumë:

https://international.uni-graz.at/en/summerschools/graz-international-summer-school-seggau/