Thirrje per aplikim për trajnim në InfraBooster Foundation!

Hapet thirrja për aplikim për trajnim në InfraBooster Foundation

Nisma Infrabooster, e financuar nga Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT)
përmes Horizon Europe dhe zbatuar nga Universiteti i Varshavës, Poloni, është një program
trajnimi, i synuar për organizatat shkencore nga Ballkani Perëndimor dhe vendet fqinje që
zotërojnë infrastrukturë kërkimore. Ai ofron ngritje kapacitetesh dhe mbështetje në dizajnimin e
shërbimeve të bazuara në infrastrukturë që mund tu ofrohen kompanive. Ka synim të ndihmojë
pjesëmarrësit të shfrytëzojnë asetet e tyre ekzistuese: infrastrukturat kërkimore përkatëse
komerciale, aftësitë dhe njohuritë e ekipeve kërkimore. InfraBooster është krijuar për t´ju sjellë
më afër industrisë, duke rritur bashkëpunimin, ekspozimin ndërkombëtar dhe inovacionin e
institucionit tuaj dhe t´ju ndihmojë të krijoni një burim të ri të ardhurash.

Ky fondacion fokusohet në mbështetjen e profesionistëve të cilët punojnë në organizata
shkencore si Universitete dhe Institucione kërkimore shkencore.

InfraBooster Foundation do të mbahet online në data 12 dhe 13 Qershor 2023.
Afati i aplikimit për regjistrim është deri më 6 Qershor 2023.

– Bashkëngjitur gjeni më shumë informacion rreth InfraBooster Foundation në:
https://www.eitfood.eu/projects/infrabooster/infrabooster-foundation

– Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për trajnimin, lutem bashkëngjitur linku :
https://apply.eitfood.eu/en_GB/courses/course/149-infrabooster

Gjithashtu gjeni dhe dokumentacionet informuese të detajuara për EIT InfraBooster.