Simpoziumi: “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë: 25 vite demokraci kushtetuese” 

Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojmë në simpoziumin: “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë: 25 vite demokraci kushtetuese” 

Ky simpozium organizohet nga Departamenti i Drejtësisë i Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike dhe është një rast unik për të diskutuar dhe analizuar demokracinë kushtetuese në Shqipëri, 25 vite nga miratimi i Kushtetutës. Temat e diskutimit do të fokusohen mbi rrugëtimin e kushtetutës, progresin e arritur, rëndësinë e saj për shoqërinë tonë si dhe sfidat e mundësitë e të ardhmes.

Për të kontribuar në këtë simpozium, ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke dërguar një email tek kushtetuta25simpozium@gmail.com.

Ju mirëpresim!