Dita e Arbëreshëve

Në kuadër të Samitin të III të Diasporës, Tirana mikpret shqiptarët nga mbarë bota, në eventin e kthyer traditë tashmë, në Ditën Arbëreshe që do të mbahet më 22 Nëntor 2023.

Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit.

Përfaqësues, pedagogë dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës ftohen të marrin pjesë në këtë event.