PROGRAMI i Shkëmbimit Global Undergraduate

PROGRAMI i Shkëmbimit Global Undergraduate (Global UGRAD) Global UGRAD – U.S. Embassy in Albania (usembassy.gov) ofron bursë për një semestër studime akademike në një kolegj ose universitet amerikan, por që nuk përfundon me diplomim. Global UGRAD është një program i Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara i cili u jep mundësi studentëve për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.

 

Aplikantët e përzgjedhur do të kenë një mundësi të ekspozohen në shoqërinë, kulturën dhe institucionet akademike të SHBA të rrisin aftësitë e tyre profesionale.

 

AFATI I APLIKIMIT: 15 dhjetor, 2023

 

KRITERET E APLIKIMIT

Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që:

  • Është qytetar shqiptar, mbi 18 vjeç, dhe studion në Shqipëri
  • Është regjistruar si student me kohë të plotë në progame studimi Bachelor të akredituara dhe ka përfunduar të paktën një semstër.
  • Student në vitin e parë I Bachelor ose ka edhe një vit akademik për të përfunduar studimet Bachelor në universitetin e tyre në Shqipëri pas kthimit nga programi Global UGRAD.
  • Shfaq potencial për aftësi lidershipi nëpërmjet arritjeve akademike, punës në komunitet, dhe aktiviteteve jashtëshkollore.
  • Ka aftësi të mira në të folur dhe në shkrim në gjuhën angleze (për disa finalistë mund të ofrohet edhe një kurs gjuhe).
  • Plotësojnë kriteret e përfitimit të vizës së shkëmbimit J-1 dhe ruajtjes së statusit të saj sipas kërkesavë të programit.

 

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë ONLINE 2024 Global UGRAD online application!