“Perspektivat e ndërtimit të kapacitetit infrastrukturor në korridoret e mallrave në zonën kufitare BE-Ukrainë” 

Konferencë Ndërkombëtare në kuadër të projektit “Increasing the capacity of freight transportation infrastructure on EU-Ukraine borders” 

Në kuadër të bashkëpunimit që Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka me Universitetin WSB në Poloni, hapet thirrja për regjistrim për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Perspektivat e ndërtimit të kapacitetit infrastrukturor në korridoret e mallrave në zonën kufitare BE-Ukrainë” të organizuar në kuadër të projektit “Increasing the capacity of freight transportation infrastructure on EU-Ukraine borders” (№ 22220189) në format hibrid në datat 13-14 Nëntor 2023 në Dąbrowa Górnicza, Poloni.

Qëllimi i Konferencës Ndërkombëtare është të diskutojë dhe të shkëmbejë pikëpamje mbi çështjet në lidhje me ndërtimin e kapaciteteve infrastrukturore në korridoret e mallrave në zonën kufitare BE-Ukrainë.

Temat e konferencës:
– Zhvillimi i infrastrukturës kufitare në zonat BE-Ukrainë në kushtet e sfidave moderne;
– Zhvillimi i rrugëve logjistike për transportin e mallrave;
-Politika e transportit të BE-së në sferën e transportit intermodal/të kombinuar: vështirësitë e zbatimit dhe përfitimet. Legjislacioni aktual ukrainas për këtë sferë;
– Zhvillimi i korridoreve TEN-T: projekte të kaluara dhe në vazhdim;
– Teknologjitë e gjelbra dhe inovacionet në transportin e mallrave;
– Zhvillimi i bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet vendeve të BE-së dhe Ukrainës në kuadër të dhënies së statusit kandidat për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Sot. është data e fundit e regjistrimit për pjesëmarrje në Konferencë ndaj ju lutemi regjistrohuni duke ndjekur këtë link:
https://forms.gle/ek1qyfmzHTWD6KQH6

Pjesëmarrja në konferencë është pa pagesë. Certifikatat e pjesëmarrjes në konferencë do t’u dërgohen të gjithë pjesëmarrësve të regjistruar.

Gjuha e konferencës: Anglisht

This will close in 0 seconds

sqAlbanian