Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë
Sigurimi i brendshëm i cilësisë është një detyrim ligjor i institucioneve të arsimit të lartë duke qenë përgjegjëse për hartimin e politikave dhe procedurave për sigurimin e cilësisë. Ky sistem, ngrihet nga institucionet e arsimit të lartë dhe funksionon nëpërmjet njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë. Struktura dhe funksionet e kësaj njësie përcaktohen ne statutin e institucioneve të arsimit të lartë.
NjSBC harton standardet për sigurimin e cilësisë së brendshme në përputhje me Kodin e Cilësisë. Njësia realizon vlerësime periodike për veprimtarinë mësimore dhe kërkimore shkencore. Detyrë integrale e kësaj njësie është gjithashtu realizimi i pyetësorit të studentëve çdo fund semestri, mbi cilësinë e mësimdhënies për lëndët e çdo programi të ofruara nga IAL.
Kryetar:
Elton Noti (Fakulteti i Biznesit)
Përbërja:
Adnan Myshketa (Fakulteti i Studimeve Profesionale)
Fatmira Prodani (Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit)
Genta Taraj (Fakulteti i Edukimit)
Mentor Isufaj (Fakulteti i Shkencave Politiko Juridike)
Spiro Paço (Koordinator IAL-ASCAL)
Ermal Turkeshi (Student)
Rregullore e NJSBC. (SHKARKO)
Relacion i NJSBC. (SHKARKO)
Pyetësor mbi mësimdhënien online. (SHKARKO)
Për më tepër informacion rreth NJSBC mund të vizitoni linkun: https://www.ascal.al/sq/sigurimi-i-cilesise/njsbc
This will close in 0 seconds