Emetimi i CO2 nga operatoret portuale dhe impakti i tij ne kompleksin  portual Durres Porto Romano

Projekt i mbeshtetur nga AKKSHI

Në kuadër të projektit “Emetimi i CO2 nga operatorët portualë dhe impakti i tij në kompleksin portual Durrës Porto Romano” (projekt i mbështetur nga AKKSHI), në datën 19 Tetor 2023 u zhvillua një takim me punonjës të njësisë mjedisore të Autoritetit Portual Durrës për t’u njohur më nga afër me matjet e ndotësve që kjo njësi bën përgjatë gjithë vitit.

Gjithashtu u vizitua terreni i portit për të parë më nga afër burimet që gjenerojnë ndotje të gazit serë CO2 dhe matësit statikë të instaluar për kapjen e grimcave të tjera ndotëse të ajrit.

Bashkëpunëtorët në projekt staf i UAMD-së dhe staf nga APD ndanë informacione dhe bashkëbiseduan për fillimin e menjëhershëm të punës për zhvillimin e mëtejshëm të projektit.