Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës në aktivitetin “Capacity Building” të organizuar në Universitetin e Barit “Aldo Moro”, Itali.

 Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës mori pjesë në aktivitetin “Capacity Building” të organizuar në Universitetin e Barit “Aldo Moro”, Itali, në kuadër të projektit SAMESEA, financuar nga programi Interreg IPA ADRION i Bashkimit Evropian.

Aktiviteti u zhvillua në datat 13-15 Maj 2026 dhe u fokusua në qasjet metodologjike për vlerësimin e ndërveprimit ndërmjet specieve sentinel detare dhe aktivitetit të peshkimit, në mbështetje të menaxhimit të bazuar në ekosistem (Ecosystem-Based Management).

Gjatë sesioneve të trajnimit dhe diskutimeve shkencore, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me modele inovative të analizës së ekosistemeve detare, strategji për ruajtjen e biodiversitetit dhe praktika bashkëkohore për menaxhimin e qëndrueshëm të zonave detare.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të ekspertizës akademike dhe kërkimore në fushën e mbrojtjes së mjedisit detar.

#UAMD #SAMESEA #InterregADRION #CapacityBuilding #InternationalCooperation #MarineEcosystems #Research #Sustainability

sqAlbanian