Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me INTERNATIONAL BUSINESS SCHOOL, BULLGARI

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me INTERNATIONAL BUSINESS SCHOOL, BULLGARI

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në në International Business School, Bullgari: https://ibsedu.bg/en/

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës. 

Numri i kuotave:

2 (dy) staf akademik 

Lloji i  mobilitetit:

  • Mësimdhënie  

Fakultetet dhe fushat:

  1. Fakulteti i Biznesit:
  • Administrim Biznes;
  • Management;
  • Economics;
  • Marketing;
  • Turizëm;

Afati i aplikimit: 8 Qershor 2026.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në   Universitetin Kombëtar të Edukimit Krakow, Poloni:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (B2);

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 148 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 211 euro.

 Mobiliteti duhet të kryhet në periudhën 1 Tetor – 20 Nëntor 2026.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al, cc:  arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian