PANAIRI 1-RË NDËRKOMBËTAR “FESTIVALI I AFTËSIVE, PUNËS DHE KARRIERËS EXPO 2023”, 13-15 DHJETOR 2023, NË AMBJENTET EXPOCITY ALBANIA

Në kuadër të vitit evropian te aftësive “Expocity Albania” do të organizojë panairin
ndërkombëtar “Festivali i Afësive, Karrierës dhe Punës Expo 2023”, i cili synon të
ndërtojë një platformë të gjerë komunikimi duke bërë bashkë kërkesën dhe ofertën për
punësim,këshillimin për karrierën dhe zhvillimin e aftësive profesionale, si dhe të
mësuarin për gjatë gjithë jetës.

Paraniri do të zgjasë 3 ditë ku në fokus do të jetë zhvillimi i konkurseve nga “Albanian
Skills” për disa kategori pjesëmarrësish si me poshtë vijon:

  • Konkursi i Sipërmarrjes dhe Zhvillimit të Biznesit 
  • Konkursi i Shërbimit të Hoteleve dhe Restoranteve 
  • Konkursi i Dizajnit Grafik
  • Konkursi i Fotografisë
  • Konkursi për Zhvillimin e Softuerit 
  • Konkursi për Zhvillimin e Web-it 
  • Konkursi i Marketingut Digjital 
  • Konkursi për Parukier  & Berber

Në këtë panair do të ofrohen konferenca, forume, trajnime, konkurse, takime B2B,
intervista të shpejta e shumë aktivitete të tjera të lidhura me aftesinë, punësimin dhe
karrierën.

Ftohen të gjithë studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës të bëhen pjesë e
këtij panairi ndërkombëtar.