Projekti “Transformimi i Gjelbër IoT për shoqërinë akademike dhe e kosistemin e orientuar drejt biznesit” (IoT-ECO)

Projekti “Transformimi i Gjelbër IoT për shoqërinë akademike dhe
ekosistemin e orientuar drejt biznesit” (IoT-ECO) bëri bashkë profesorë dhe
studentë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia dhe Austria në
Universitetin Teknik të Graz, Austri. Ky takim dhe trajnim synoi të rrisë
aftësitë dhe ekspertizën në krijimin e nje IoT-ECO Hub, efiçencën e energjisë,
përmirësimin e cilësisë së ajrit nepermjet aplikimeve ne industrine IoT.
Me anë të këtij projekti, IoT do të përfshihet në kurrikulat mësimore por jo
vetëm, Universiteti ‘’Aleksander Moisiu’’ do të sjellë risinë e krijimit të
prototipave virtuale për industrinë, konkretisht portin e Durresit të cilat
përfaqësojnë modelet e ekosistemit dhe transformimin e gjelbër.
Sipas studimeve të ndryshme IoT mund të ndihmojë vendet në zhvillim të rriten
dhe të arrijnë ekonomi të qëndrueshme dhe transformim të gjelbër. Sektorët
kryesorë ekonomikë të Shqipërisë përfshijnë bujqësinë, turizmin dhe energjinë.
Në të gjithë këta sektorë IoT është parë si një mjet për inovacion dhe ndryshim
drejt rritjes së qëndrueshme veçanërisht në arritjen e Objektivave të Zhvillimit
të Qëndrueshëm të Axhendës 2030.