Njoftim për Këshillin Kombëtar të Rinisë

Bazuar në Ligjin nr. 75/2019 “Për Rininë” dhe Vendimin Nr. 969, datë 2.12.2020, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve e të procedurave të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Rinisë, si dhe të mënyrës së organizimit e të funksionimit të tij”, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë, kanë hapur “Thirrje për Anëtarë të Këshillit Kombëtar të Rinisë” (http://rinia.gov.al/thirrje-per-anetare-te-keshillit-kombetar-te-rinise/), i cili, ndër të tjera, ka në përbërje 4 (katër) anëtarë përfaqësues të këshillave studentorë nga të gjitha Universitetet e Shqipërisë. 

Aplikimet janë ta hapura deri në datë 28 korrik 2023, dhe anëtarët e këshillave studentorë të interesuar mund të aplikojnë duke depozituar dokumentacionin shoqërues, në adresën tonë e-mail: info@rinia.gov.al, me subjektin “Aplikim për anëtar të KKR”.

Sqarojmë se, Këshilli Kombëtar i Rinisë është organ këshillimor, që funksionon pranë Ministrit Përgjegjës për Rininë dhe ushtron kompetencat e mëposhtme:

a) i paraqet ministrit përgjegjës për rininë politikat prioritare, buxhetin dhe veprimtaritë në fushën e rinisë;

b) propozon drejtimet dh,e programet kryesore për mbështetjen dhe fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve;

c) jep mendim për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Rininë dhe monitoron zbatimin e saj;

ç) miraton raportin vjetor mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Rininë dhe situatës së të rinjve.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian