Kursi dy javor “Gazetaria e të Dhënave”

Ne kuader te projektit WEBJOU, financuar nga Bashkimi Europian, koordinuar nga Universiteti i Tuscia , Itali, ku UAMD eshte partner, u organizua kursi dy javor “Gazetaria e te Dhenave” me studentet e Programit Bachelor Gazetari dhe Marredhenie me Publikun si dhe Marredhenie me Publikun. 
Trajmi u organizua ne 6 module dhe 12 nen-module qe lidhen drejteperdrejte me kete fushe, ne dy pjese, online dhe ne auditor. 
Nga Universiteti Aleksander Moisiu, e javen e pare online, lektruan: 
– Prof. As. Dr. Eva Teqja, ne modulin Menaxhimi i Rrjeteve Sociale; 
– Dr. Blerina Gjerazi, ne modulin Etika e te Dhenave 
– Dr. Senada Bushati ne modulin, Zbulimi dhe Mbledhja e te Dhenave 
Ne javen e dyte ne auditor lektroi Dr. Blerina Gjerazi ne modulin Tregimi i te Dhenave. 
U certifikuan 40 studente nga te gjithe universitetet partnere, 12 nga te cilet nga UAMD, programi bachelor Marredhenie me Publikun. 
Duke falenderuar lektoret tane per angazhimin, i urojme suksese studenteve tane. 

This will close in 0 seconds

sqAlbanian