“Zhvillimi Cilësor për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Menaxhimin e Projektve”

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Kosovë, po zhvillohet takimin për publikimin dhe përhapjen e rezultateve të projektit Erasmus+ CBHE, QUADIC “Zhvillimi Cilësor për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Menaxhimin e Projektve”, financuar nga Bashkimi Evropian. Në këtë eveniment, UAMD merr pjesë si një institucion partner, për të shpalosur arritjet e një projektit ambicioz dhe të suksesshëm dedikuar ndërkombëtarizimit.