HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN LIEGE, NË BLEGJIKË 

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN LIEGE, NË BLEGJIKË 

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR)/ DYTË (MASTER).

 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit ERASMUS+, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2023 – 2024, në Universitetin Liege në Belgjikë  (https://www.uliege.be/cms/c_8699436/fr/uliege).

Nivelet e mobilitetit për studentet:

  • Bachelor / Master.

Numri i kuotave:

  • 2 studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Departamenti Shkenca Politike):

–   1 kuotë Bachelor në Shkenca Politike (Gjuhë e huaj : Frengjisht / Anglisht)

– 1 kuotë Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. (Gjuhë e huaj: Frengjisht / Anglisht)

 

Afati i aplikimit:  24 Prill 2022.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Liege, Belgjikë:

–          Kopje e pasaportës;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotografi pashaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

–          Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

 

 

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1;

– Njohuri shumë të mira të gjuhës frënge niveli B1;

–  Performancë të mirë akademike.

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 euro në muaj, 275 Euro Transporti. 

 

Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.com.