Vizita e grupit të punës Austriak “boku.vienna” në Shqipëri.

30 Prill-1 Maj, 2024: Vizita e grupit të punës Austriak @boku.vienna në Shqipëri.

Projekti financohet nga OeAD @oead.worldwide 🇦🇹 dhe AKKSHI-NASRI @akkshi_nasri 🇦🇱 “Matje të transportit të makroplastikës në lumin Ishëm, lumi më i ndotur në Evropë”, me koordinatorë BOKU-Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës e UAMD- Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës, me partnerë UBT- Universiteti Bujqësor i Tiranës, UT-Universiteti i Tiranës.

Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, Rektorja e UAMD-së mirëpriti Dr. Ing. Marcel Liedermann, Zëvendës/Drejtues i Institutit të Inxhinjerisë Hidraulike dhe Kërkimit mbi Lumenjtë, Ing. Sebastian Pessenlehner nga grupi Austriak, boku dhe grupin e punës shqiptar Dr. Fundime Miri, pedagoge e UT, FShN, studenten Sara Selamaj dhe Prof. Assoc. Jerina Kolitari nga UBT.

Po kështu grupi i punës së projektit #MaPIshëm u mirëprit nga Bashkia Durrës, Nënkryetari Gentian Kallmi dhe Drejtori i Projekteve dhe Infrastrukturës Loren Facja.

Më pas grupi i punës u drejtua drejt lumit të Ishmit për të nisur nga puna.

Theksojmë ky është projekti i parë që bashkon 4 universitete për të realizuar matje për lumin e Ishmit, ndërkohë që studentët e UAMD-së kanë nxitur prej 4 vitesh së bashku me shkollat e Durrësit & @bashkia_durres & @rivercleanup, të ndërmarrin veprime të zbutet ndotja plastike në bashkëpunim me shumë institucione publike, kompani private, me aktorë brenda dhe jashtë.