THIRRJE PËR STAF AKADEMIK & STUDENTË PËR APLIKIM PËR PROGRAMET FULLBRIGHT NË U.S, PËR VITIN AKADEMIK 2025-2026

Ambasada e ShBA ka hapur thirrjen për aplikim për programet Fulbright për vitin akademik
2025-2026. 
Për stafin akademik Programi i Studiuesve Vizitues Fulbright është një program 3 (tre) deri në 6
(gjashtë) muaj, pa diplomë, Post-doktoraturë për studiues të rinj dhe të vjetër, stafe akademike të
Universiteteve dhe ekspertë nga institucionet akademike dhe kërkimore për të kryer kërkime
dhe/ose leksione në një universitet në Shtetet e Bashkuara.
Për studentët, Programi i Studentëve të huaj Fulbright është një program 1 (një) deri në 2 (dy)
vjeçar për profesionistët e rinj dhe të diplomuar universitarë të interesuar për të ndjekur një
diplomë master në Shtetet e Bashkuara. Bursat Fulbright jepen në mënyrë konkurruese në një
proces të bazuar në kriteret specifike.
Bursat përgjithësisht jepen për 3 (tre) deri në 6 (gjashtë) muaj në një universitet në Shtetet e
Bashkuara, në varësi të kostove dhe disponueshmërisë së fondeve.
Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit.
1. Stafi akademik i interesuar per një program kërkimor në kuadër të Programit
Fulbright Visiting Scholar bashkëlidhur gjeni linkun për informacione më të detajuara
https://al.usembassy.gov/fulbright-visiting-scholar-program-2024-2025-2/
2. Për ish-studentët/alumni për programin Fulbright Foreign Student për studime
Master, bashkëlidhur gjeni linkun për informacione më të detajuara
https://al.usembassy.gov/fulbright-student-program-2025-2026/
Ambasada e ShBA do të organizojë disa seanca informative sipas agjendës së mëposhtme:
 Tek American Corner Tirana (pranë Bibliotekës Kombëtare) në datat: 14 Maj, 28 Maj
; 11 Qershor, ora 15:30
 Virtualisht ne Google Meet  meet.google.com/ftm-gbex-fem në datat: 21 Maj, 4 Qershor
; 18 qershor, ora 15:30