Thirrje për bursat e shkëmbimit studentor Erasmus+ me Akademinë Detare të Letonisë

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit ERASMUS+, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023, në Akademinë Detare në Letoni.  

http://www.latja.lv/

Nivelet e mobilitetit për studentet:

•    Bachelor

Numri i kuotave:

•      2 studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      Fakulteti i Studimeve Profesionale (Departamenti Inxhinierisë dhe Detarisë):

– 2 kuota Bachelor në Navigacion

Afati i aplikimit:  31 Tetor 2022.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë  në Akademinë Detare në Letoni:

–          Kopje e pasaportës;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotografi pashaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

–          Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1;

–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 euro në muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën denisamerhadi@gmail.com, cc: arbamerhori@gmail.com.