Hapet thirrja për shkëmbime studentore Erasmus + me Universitetin Rey Juan Carlos, Spanjë

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023, në Universitetin Rey Juan Carlos, Madrid, Spanjë ( Inicio – Universidad Rey Juan Carlos (urjc.es)

Nivelet e mobilitetit për studentet:

•            Bachelor.

Numri i kuotave:

      •      3 studentë, Profili: Marketing.

      •      3 studentë, Profili: Shkenca Politike;

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

                 •      Fakulteti i Biznesit (Profili: Marketing).

                 •      Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike (Profili: Shkenca Politike).

Afati i aplikimit: 24 Tetor 2022.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin Rey Juan Carlos, Madrid, Spanjë.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2.

–          Performancë të mirë akademike.

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim student (i përkthyer në anglisht).

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht).

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotografi pashaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 360 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 24 Tetor 2022.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com duke kopjuar (cc) arbagjikolli@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.