Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Akademinë Detare të Letonisë

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie/trajnim në Akademinë Detare, Letoni.(Latja.lv Home – Latja.lv ).

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie/trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·         10 (dhjetë) për staf akademik.

Fakultetet dhe fushat si me poshtë:

·         Fakulteti i Studimeve Profesionale;

Periudha e zhvillimit të mobilitetit:

·        Mësimdhënie ( Maj 2023);

·        Trajnim (Korrik 2023) .

Afati i aplikimit: 28 Tetor 2022.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Akademinë Detare, Letoni:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën denisamerhadi@gmail.com, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.