Thirrje nga Universiteti Prishtines per pjesemarrje te studenteve ne PISU

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur Thirrjen për studentë për PISU
(Pristina International Summer University/Universiteti Ndërkombëtar Veror i
Prishtinës) 2023 edicioni i 24-t.
Universiteti Ndërkombëtar Veror I Prishtinës (PISU) është organizuar nga Universiteti I Prishtinës në
bashkëpunim me donatorë dhe partnerë të ndryshëm.
Universiteti i Prishtinës do të organizojë edicionin e 24-t të Universitetit Nderkombëtar Veror të
Prishtinës (PISU), I cili do të mbahet 8-19 Korrik 2024.
Kjo është një mundësi fantastike për të rritur potencialin tuaj dhe për të zgjeruar horizontin tuaj
nëpërmjet 28 kurseve që zhvillohen në edicionin e 24-t nga ekspertë ndërkombëtarë. Përveç
studimit të një kursi që përputhet me interesat tuaja, do të shijoni eskursione, programe kulturore
dhe aktivitete ekstrakurrikulare për të eksploruar bukuritë e Kosovës.

Aplikimi
Nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij programi, duhet të aplikoni online tek:  https://unvp.uni-pr.edu/
Afati Aplikimit: 9 Qershor 2024

Kurset zhvillohen : 8-19 Korrik 2024.
Tarifa e Programit:
Programi është pa pagesë për studentët nga rajoni Ballkanit.

Kontakt: uvp@uni-pr.edu
Facebook: https://www.facebook.com/prishtinasummeruniversity
Më shumë informacion tek: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,2487