Promovimin e Masterit të ri të përbashkët për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Mjedisit Detar i financuar nga Programi Erasmus+ nën projektin MEP&M!

🌊🎓 U mbajt në datat 14 dhe 16 Maj panairi dy-ditor në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës për promovimin e Masterit të ri të përbashkët për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Mjedisit Detar i financuar nga Programi Erasmus+ nën projektin MEP&M!

🤝 Ky program unik është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Malit të Zi, Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, duke sjellë ekspertizë nga tre institucione të vendeve të Ballkanit dhe nga universitetet partnere Europiane, si Universiteti i Cadiz, Spanjë, Universiteti i Ljubljanës, Slloveni dhe Universiteti i Cote d’Azur, Francë për të formuar liderët e ardhshëm në mbrojtjen e mjedisit detar.

📚 Panairi ofroji informacione të hollësishme mbi kurrikulën, mundësitë e karrierës dhe përfitimet e një diplome të specializuar në këtë fushë vitale.

👥 Studentët patën mundësinë të takohen me ekspertë akademikë, të eksplorojnë projekte kërkimore bashkëpunuese dhe të mësojnë më shumë se si ky program i ri master do t’i fuqizojë ata për të bërë një ndryshim në mjedisin detar.

Mos e humbisni këtë mundësi për të avancuar karrierën tuaj dhe për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit detar por nxitoni të beheni pjesë!
Masteri hap dyert per studentet vitin e ri akademik 2024-2025.

#Mbrojtjeemjedisitdetar #Panairistudentor #Universiteti”AleksanderMoisiu” #Menaxhment Detar #Arsim i Lartë #Qëndrueshmëri