Shpallja e aplikimeve për programin e ciklit të tretë doktoratë në “Shkenca Ekonomike”

SHPALLJA E APLIKIMEVE PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË DOKTORATË NË “SHKENCA EKONOMIKE”

 

Bazuar në Urdhërin e Ministes se Arsimit Sportit dhe Rinisë, me Nr. 134 datë 17.03.2022, datë 17.03.2022, me Nr.1453/3 Prot, për riorganizimin e programit të studimit Doktoratë në Shkenca Ekonomike  dhe në shkresën e MASR, Nr.1453/4, datë 17.3.2022 si dhe 7743/3 Prot, datë 24.01,2023 “Mbi listën e udhehëqesve ne programin e studimit te ciklit të tretë Doktoratë në “Shkenca Ekonomike”, për vitin akademik 2022-2023, Fakulteti i Biznesit shpall aplikimet për studentë doktorature si më poshtë :

 

  1. KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI PËR T’U PËRFSHIRË NË PROGRAMIN E DOKTORATËS NË SHKENCA EKONOMIKE NË FAKULTETIN E BIZENSIT
  2. Aplikanti për programin e studimit të Doktoratës në Shkenca Ekonomike duhet të ketë përfunduar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në fushën e ekonomisë apo fusha të përafërta.
  3. Të ketë rezultate të larta në secilin nga studimet e ciklit të parë dhe të dytë, sipas Vendimeve të përcaktuara nga Njësitë Bazë.
  4. Në rastet kur aplikanti ka përfunduar studimet në një universitet të huaj, diploma duhet të jetë e njohur dhe e konvertuar nga MASR.
  5. Aplikanti duhet të ketë njohuri të thelluara teorike në profilin përkates të Shkencave Ekonomike.
  6. Preferohen kandidatë të cilët shfaqin aftësitë;
    1. Të menduarit krijues;
    2. Zhvillimi i sensit kritik lidhur me fushën e kërkimit;
    3. Lidhjet mes fushave të ndryshme të kërkimit;
    4. Aftësi të zhvilluara për zgjidhjen e problemeve që dalin gjatë punës kërkimore;
    5. Kompetencë për të menaxhuar kompleksitetin e kërkimit dhe për të propozuar ide të reja në fushën e kërkimit;
  7. Kandidati duhet të njohë një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, e vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtarisht në përputhje me udhëzimin përkatës të Ministrisë përgjegjës për arsimin. Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri, Ligji 80/2015, Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Neni 78, sipas pikës 3.
  8. Kandidatët konkurojnë me propozim për projekt individual kërkimor shkencor. Kandidatet duhet te kenëdomosdoshmerisht miratimin me shkrim te udhëheqesit.
  9. Kandidati dëshmon përkushtim dhe motivim të mjaftueshëm në realizimin e punës kërkimore shkencore të Doktoratës në Shkenca Ekonomike të dëshmuar përmes planit kërkimor që dorëzon në dosjen e aplikimit.
  10. Kandidati rekomandohet për të realizuar programin e Doktoratës nga profesorë të cilët njohin eksperiencën akademike dhe kërkimore shkencore të kandidatit.
  11. Kandidati duhet të këtë punë hulumtuese kërkimore shkencore në një nga fushat e Shkencave Ekonomike.
  12. Kandidati të këtë të paktën dy vite eksperiencë pune në IAL apo në një institucion të kërkimit bazë apo të aplikuar.
  13. Në funksion të provimit të aftësivë të tij kandidati mund t’i nënshtrohet një testimi me shkrim dhe/ose një interviste.

 

  1. KUSH MUND TË APLIKOJË NË PROGRAMIN E DOKTORATËS

Bazuar në rregulloren e programit të studimit prioritete të shpallura janë:

  • Personel akademik i punësuar me kohë të plotë në:
  1. Fakultetin e Biznesit dhe Fakultete të tjera të UAMD-së.
  2. Fakultetet e universiteteve të tjera publike dhe jopublike.
  3. Punonjës të institucioneve dhe organizatave publike dhe jo publike, që përfshihen në kërkimbazë ose të zbatuar, aktiviteti i të cilave lidhet me fushat e kërkimit të njësive bazë të Fakultetit të Biznesit sipas përcaktimeve te vendimit të komisionit të Përhershëm për dhënin e gradës shkencore doktor.

 

  1. DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentacionin e mëposhtëm dhe pranohet në kushtet

kur nuk ka asnjë mungesë dokumentacioni:

  • Kërkesë e kandidatit drejtuar departamentit ku është atashuar udhëheqësi.
  • CV e kandidatit së bashku me publikimet e tij, të cilët duhet të jenë të dokumentuara.
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave që ka në dorëzim, së bashku me suplemenentin e notave.
  • Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportës.
  • Dy fotografi
  • Dy rekomandime nga personel akademik me titull
  • Dëshmi të mbrojtjes së gjuhës së huaj (kopje e noterizuar) sipas përcaktimeve të ligjit për arsimin e lartë.
  • Projekt propozim për studimet e doktoratës në përputhje me projektet e miratuara
  • Miratimi paraprak i udhëheqësit
  • Deklaratë vetjake e studentit për përballimin e shpenzimeve të programit të studimeve të doktoratës.
  • Vërtetim nga qendra e punës që vërteton se kandidati është personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.
  • Mandat pagese për tarifën e aplikimit për konkurim, prej ALL 3000.

 

  1. PROCEDURA DHE AFATET E APLIKIMIT

 

  1. Dokumentacioni duhet të dorëzohet vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën: Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës, Lagja nr 1, Rruga e Currilave, Durrës.
  • Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi
  1. Procedura e përzgjedhjes fillon menjëherë pas përfundimit te afatit të pritjes së aplikimeve dhe zhvillohet në përputhje me rregulloren e programit të studimit.
  2. Aplikantët për informacione më të hollësishme mund të drejtohen në Njësitë Bazë/Departamentet përkatëse.

 

  • AFATI I PRANIMIT TË DOKUMENTACIONIT ËSHTË 30 JANAR 2023 DERI 28 SHKURT 2023
sqAlbanian