Rektorja Sotirofski pret në takim Kryetarin e Bashkisë së Zarës

Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski dhe Dekani i Fakuletit të Studimeve Profesionale, Prof. As. Dr. Osman Metalla, pritën sot një delegacion nga Zara, Kroaci, kryesuar nga Kryetari i Bashkisë së qytetit z. Branko Dukić.

Pjesë e delegacionit ishin edhe z. Anton Dedaj, Konsull Nderi i Shqipërisë në Zarë dhe veprimtar i çështjes shqiptare; znj. Dina Bušić, Drejtoreshë e Departamentit të Kulturës dhe Sportit në Bashkinë e Zarës; dhe z. Denis Ikić, President i Dhomës së Tregtisë së Zarës.

Në këtë takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes UAMD-së, Bashkisë së Zarës, Universitetit atje dhe aktorëve të tjerë lokalë, për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve me interes zhvillimin e përbashkët, si dhe rritjen e impaktit në fushën e kërkimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të të dy qyteteve. Ky bashkëpunim vjen natyrshëm për shkak të lidhjeve shekullore mes Shqipërisë dhe Zarës.

Ç’është më e rëndësishmja, vetë Universiteti i Zarës, siç edhe shkruan në uebfaqen e tij zyrtare, është themeluar në shek. IV si vijimësi e Universitetit Mesjetar të Durrësit, me rektor të parë Gjon Durrsakun.

Leave a Reply

This will close in 0 seconds

sqAlbanian