“Misioni i Tretë” i universiteteve, UAMD marrëveshje me CIHEAM

Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Aldo Moro” dhe Qendrën Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare të Barit (CIHEAM), me qëllim fuqizimin e “Misionit të Tretë” të universiteteve shqiptare.

Kjo marrëveshje do të nxisë transferimin e njohurive përtej mjediseve universitare, për të dhënë më shumë kontribut për zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik të komuniteteve. Në fokus do të jetë nxitja e bashkëpunimit universitet-industri, dhe pjesëmarrja në projekte, konferenca dhe aktivitete të përbashkëta kërkimore..

Faleminderit edhe Ambasadorit Italian z. Fabrizio Bucci për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë në fushën e arsimit!
#UAMD

Leave a Reply