Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski priti në një takim drejtuesit e rinj të Këshillit Studentor të shpallur pas zgjedhjeve të datës 12 Mars 2024.

E enjte, 11 Prill 2024, Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski priti në një takim drejtuesit e rinj të Këshillit Studentor të shpallur pas zgjedhjeve të datës 12 Mars 2024.

Pasi u njoh me drejtuesit e rinj të Këshillit të Përgjithshëm Studentor, si dhe të Këshillave Studentorë të fakulteteve, Rektorja u uroi suksese të mëtejshme në punën e tyre. Ajo i siguroi ata se do të jetë gjithmonë e gatshme dhe e hapur për të diskutuar dhe për të mbështetur nismat studentore në funksion të gjallërimit të jetës edukative, kulturore e sportive në Universitet.

Anëtarët e Këshillit të Ri Studentor falënderuan Rektoren për pritjen dhe mbështetjen e vazhueshme që ajo u ka dhënë dhe e siguruan atë se Këshilli Studentor do të jetë gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e veprimtarive dhe projekteve kurrikulare dhe jo-kurrikulare në Universitet edhe në përmbushjen e objektivave të tij, duke u bërë zëri i të gjithë studentëve në organet më të larta drejtuese të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

#UAMD #Hidhhapindrejtsuksesit #këshillistudentoruamd

This will close in 0 seconds

sqAlbanian