THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË PROGRAMIN E PROFESORËVE NË UNIVERSITETIN E TORINOS, ITALI, PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025

Universiteti i Torinos, Itali, hap thirrjen e parë për vitin akademik 2024-2025 (semestri i parë dhe
i dytë), për pritjen e profesorëve të UAMD-së, ku aktualisht ofrohen 161 vende per profesorë nga
vendet e Bashkimit Europian dhe jashtë Bashkimit Europian me kushtet e përshkruara në
dokumentin bashkëngjitur (Materiali i detajuar).
Periudhat e vizitës do të jenë si më poshtë vijon :
 Semestri i Parë, periudha e mesit të muajit Shtator deri në mes te muajit Dhjetor
 Semestri i Dytë, periudha e mesit të muajit Shkurt deri në Maj.

Për këtë qëndrim, pagesa bëhet nga universiteti pritës ku udhëtimi.
Shërbimi për kandidatët fitues do të jetë 300 €.
Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë :
 Të jetë punonjës i Institucionit i Arsimit të Larte ose Kërkimit Shencor
 CV të pasur me punime kërkimore shkencore, të specifikuar për çdo kurs të propozuar
(bashkëlidhur linku për kurset https://en.unito.it/list-courses )

Formën e aplikimin e gjeni në linkun https://pica.cineca.it/unito/

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet e tyre deri më 8 maj 2024, ora 11:00
duke plotësuar procedurën online, siç tregohet në linkun https://en.unito.it/call-visiting-
professors , sipas specifikave të shpjeguara në materialin bashkëngjitur.