

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit
akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Universitetin e Pragës, Çeki.
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë)
në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
4 (katër) për staf akademik
Lloji i mobilitetit:
Mësimdhënie
Afati i aplikimit: 04.05.2026
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me
universitetin pritës.
Të përzgjedhurit duhet të marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “DisCo 2026”, e cila do
të zhvillohet në datat 24 – 25 qershor 2026 në Pragë, sipas agjendës së bashkëngjitur.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për aplikim:
CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze
Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze
Kopje e pasaportës
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe 2 ditë udhëtim.
Dokumentet mund të dorëzohen elektronikisht në adresën:
rexhinaalite@uamd.edu.al, me kopje (cc) në: belisakorriku@uamd.edu.al
ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, kati i pestë, zyra 511,
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Lagjja nr. 1, Rruga Taulantia, Durrës.