CBHE Erasmus+, Zero C – Enhancing knowledge and skills at WB HEIs in preparation for zero carbon maritime transport and logistics society

Në datën 24 Nëntor 2023, u zhvillua online takimi i parë për projektin CBHE Erasmus+, “Zero C- Enhancing knowledge and skills at WB HEIs in preparation for zero carbon maritime transport and logistics society” . Ky projekt, në themel të tij ka rritjen e kapaciteteve teknike dhe njerëzore në Shqipëri dhe Mal të Zi, në ofrimin e dijeve dhe aftësive bashkëkohore në fushën e transportit detar për studentët dhe profesionistët.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në këtë projekt është institucion lider ndërsa partnerët janë:

Universiteti i Malit të Zi;
Universiteti i Vlorës;
Universiteti Teknik i Athinës;
Universiteti Teknik i Hamburgut;
ITS Logistica Puglia;
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës;
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Malit të Zi;
Drejtoria e Përgjithshme Detare;
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit.