Projekti EntrAl

Sapo përfundoi në Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, takimi dy-ditor i projektit EntrAl, ku UAMD është në rolin e institucionit partner.

 
Gjatë ketij aktiviteti, universitetet që mbyllën fazën e pilotimit të moduleve të sipërmarrjes (Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universiteti “Ismail Qemali” dhe Universiteti “Eqrem Çabej”) ndanë me partnerët e tjerë të konsorciumit eksperiencat dhe rezultatet e pilotimit.
 

Gjithashtu, u diskutua mbi validimin e kurseve, dhe planifikimin e implementimit të këtyre kurseve në Qendrat e Edukimit në Vazhdim, pranë secilit universitet shqiptar.