PROÇEDURAT E APLIKIMIT TË KANDIDATËVE QË APLIKOJNË PËR TRANSFERIM TË STUDIMEVE OSE PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI, NË PROGRAMET E STUDIMIT ME KARAKTER PROFESIONAL, NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

Kandidatët që kërkojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi apo të transferojë studimet në  programet e studimeve me karakter profesional, në programet e studimeve të ciklit të pare, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, duhet të aplikojnë pranë sekretarisë mësimore përkatëse nga data 02 shtator deri më 13 shtator 2023.

Kandidatët që do të aplikojnë për transferim studimesh apo për program të dytë studimi kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 (pesë) programe studimi përpara fillimit të vitit akademik.

 

 

 KANDIDATË QË APLIKOJNË PËR TRANSFERIM TË STUDIMEVE NË PROGRAMET E STUDIMIT ME KARAKTER PROFESIONAL, NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

Kandidati që aplikon për transferim studimesh plotëson kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për vitin përkatës akademik në të cilin është regjistruar në IAL.

Kandidati që aplikon për transferim studimesh në programet e studimit me karakter profesional, në programet e ciklit të pare të studimit si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë të studimeve paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij pranë sekretarisë mësimore përkatëse dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formulari i aplikimit sipas shtojcës nr. 3 e gjeni në linkun:

https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/SHTOJCA-nr.3-Formular-aplikimi-per-trans.pdf

  1. Deklaratën sipas shtojcës nr. 1 të cilën e gjeni në linkun:

https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/SHTOJCA-nr.-1-Deklarate.pdf

  1. Planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse. Studenti që transferon studimet nga një institucion i huaj i arsimit të lartë, dorëzon të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të njëhsuar me origjinalin planin e plotë të programit të studimit përfshirë syllabuset përkatëse si dhe listën e notave me kreditet e fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer;
  2. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur;
  3. Kopje të njëhsuar me origjinalin të Diplomës së Maturës Shtetërore/dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme për kandidatin që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011;
  4. Kopjen e dokumentit të identifikimit;

 

  1. Dy fotografi personale;
  2. Kopje të mandatpagesës të cilën mund ta shkarkoni në linkun:

https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2023/08/20230828132928271.pdf

 

 

 

KANDIDATË QË APLIKOJNË PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI NË PROGRAMET E STUDIMIT ME KARAKTER PROFESIONAL, NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

Kandidati që aplikon për program të dytë studimi në programet e studimit me karakter profesional, në programet e ciklit të pare të studimit si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë të studimeve paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij pranë sekretarisë mësimore përkatëse dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formulari i aplikimit sipas shtojcës nr. 3 e gjeni në linkun:

https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/SHTOJCA-nr.3-Formular-aplikimi-per-trans.pdf

  1. Deklaratën sipas shtojcës nr. 1 të cilën e gjeni në linkun:

       https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/SHTOJCA-nr.-1-Deklarate.pdf

  1. Kopje të njëhsuar me origjinalin të diplomës dhe listen e notave/suplementin e diplomës, të studimeve të arsimit të lartë të kryera më parë;
  2. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur (nëse kërkohet njohje e provimeve të shlyera dhe/ose e krediteve përkatëse);
  3. Kopje të njëhsuar me origjinalin të Diplomës së Maturës Shtetërore/dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme për kandidatin që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011. Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave;
  4. Kopjen e dokumentit të identifikimit;
  5. Dy fotografi personale;
  6. Kopje të mandatpagesës të cilën mund ta shkarkoni në linkun:

https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2023/08/20230828132918852.pdf