Përgatitu për Programin e Studimit“Formim Psiko-Pedagogjik”në rreth 20 fusha studimi, Departamenti i Pedagogjisë, Fakulteti i Edukimit, UAMD.

Përgatitu për Programin e Studimit“Formim Psiko-Pedagogjik”në rreth 20 fusha studimi, Departamenti i Pedagogjisë, Fakulteti i Edukimit, UAMD.

➡️ Nisin në UAMD regjistrimet për programin e studimit të formimit të vazhduar “Certifikatë për Formimin Psiko-Pedagogjik”, për vitin akademik 2023-2024. Ky program, i cili zgjat tre muaj dhe përmban 35 kredite në fund të tij do të ju pajisë me Certifikatë të licensuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve.

📌Programet e studimit që një kandidat duhet të ketë përfunduar janë:

* Gjuhë shqipe-Letërsi
* Gjuhë e huaj
* Matematikë
* Fizikë
* Biologji
* Kimi
* Qytetari
* Filozofi
* Histori
* Gjeografi
* Ekonomi
* Teknologji informacioni dhe Komunikimi
* Muzikë
* Art pamor
* Kërcim
* Teatër
* Edukim fizik

🏫Për t’u regjistruar në këtë program ftojmë kandidatët e interesuar të paraqiten pranë sekretarisë mësimore përkatëse, çdo ditë, nga ora 08:30 – 16:00, me dokumentacionin e kërkuar si më poshtë:

1. Formular aplikimi;
2. Kopjen e dokumentit të identifikimit;
3. Kopje të njëhsuar me origjinalin të diplomës dhe listen e notave, të studimeve të arsimit të lartë të kryera më parë;
4. Kopje të njëhsuar me origjinalin të Diplomës së Maturës Shtetërore/dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme për kandidatin që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011.
5. Dy fotografi personale;

Ju mirëpresim!