MEP&M-Development of Regional Joint Master Program in Maritime Environmental Protection and Management

Në kuadër të Projektit “MEP&M-Development of Regional Joint Master Program in Maritime Environmental Protection and Management”, në datat 29 dhe 30 Qershor 2023 u mbajt trajnimi 2-ditor në laboratorin më të ri “distance learning” i sapo instaluar  pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale, nëpërmjet të cilit do të zhvillohet mësimëdhënia me metodë të kombinuar (bleanded learning).
 
Ekspertë nga Universiteti i Ljubljanës, Slloveni zhvilluan trajnimin e stafit akademik për përdorimin e paisjeve që do të përdoren për mësimëdhënie në masterin e përbashkët mes Universitetit të Malit te Zi, Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
 
Studentët e UAMD, në këtë mastër do të kenë mundësi të marrin leksione nëpërmjet metodës (bleanded learning) nga stafi akademik i Universitetit të Malit të Zi, Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Universitetit Cote d`Azur, Francë dhe Universitetit Cadiz, Spanjë.