IDEA “Edukimi Terciar Gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor”

Nje set trajnimesh në kuadër të projektit IDEA “Edukimi Terciar Gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor” (Inclusive Tertiary Education in the Western Balkan), ku Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është partner, u zhvilluan përgjatë muajit nëntor.

Takimi i parë dy ditor (20-21 nëntor), u zhvillua në formatin online nën organizimin e Universitetit të Limerikut (University of Limerick), Irlandë dhe me pjesmarrjen e 10 universiteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe tre organizatave (NGO) jo-fitimprurëse.

Në këtë takim u trajtuan sfidat e studentëve me aftësi të kufizuara gjatë procesit të studimeve dhe punësimi i tyre.Takimi i dytë që zgjati 3 ditë (27-29), u organizua me pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve të Ballkanit perëndimor në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë.

Trajnimi u zhvillua nga Universiteti Nacional dhe Kapodistrian i Athinës “National and Kapodistrian University of Athens”. Ky trajnim u fokusua për përshtajen e mjediseve të librarisë universitare në mbështetjen e studentëve me aftësi të kufizuara.

Ky bashkëpunim, vjen në vazhdën e pjesëmarrjes së UAMD-së në iniciativat e përbashkëta kërkimore- shkencore në kuadër të programeve Erasmus+CBHE.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian