Standartizimi i punimeve shkencore. Programet kombëtare dhe ndërkombëtare që financojnë kërkimin shkencor, inovacionin.

Trajnim stafi akademik UAMD

I ftuar Profesor Marco Cilento, Universiteti “La Sapienza”, Itali
19 Dhjetor 2023, ora 11.00-13.00
Qendra për Kërkim, Zhvillim dhe Ekselencë në bashkëpunim me Zv.Rektorin për Kërkimin Shkencor dhe Drejtorinë e Projekteve dhe Marrëdhenieve me Jashtë, me të ftuar Profesor Marco Cilento, Universiteti “La Sapienza”, Itali, zhvillojnë trajnim për stafin akademik mbi standartet dhe inovacionin në fushën e kërkimit shkencor, si dhe orientim mbi projektet Erasmus +.
Aktiviteti do të zhvillohet pranë Sallës së Konferencave, Kampusi Universitar, (Godina 2) UAMD.