Hapet thirrja per aplikime në Shkollën Verore ‘’Bavarian Academic Center”

Hapet thirrja per aplikime në Shkollën Verore ‘’Bavarian Academic Center”
Ju informojmë për ofertat e bursave të Shtetit të Bavarisë për kurset e gjuhës gjermane në
vitin 2023.
– Bursat për kurset në Bavari përfshijnë tarifat e shkollimit, akomodimin dhe ushqimin.
– Studentët dhe akademikët e rinj të të gjitha disiplinave me aftësi mesatare gjermane (të
paktën niveli B1) nga Shqipëria, mund të aplikojnë për bursa për kursin veror BAYHOST.
– Në momentin e aplikimit studentët duhet të kenë përfunduar të paktën dy semestra të tërë në
një institut të arsimit të lartë dhe të japin notat përkatëse. Aplikantët duhet të kenë shtetësinë
e një prej vendeve të pranueshme.
– Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në BAYHOST ekskluzivisht përmes portalit të
aplikimit në internet më së voni deri më 21 mars 2023.
Informacione të mëtejshme në lidhje me kurset verore dhe procesin e aplikimit janë të
disponueshme në:
https://www.uni-regensburg.de/bayhost/english-1/bayhost/english/scholarships/study-in-
bavaria/index.html