INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN DANUBIUS, RUMANI PËR STAF AKADEMIK/ADMINISTRATIV Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik/administrativ mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin Danubius, Rumani (Universitatea Danubius din Galați – Home (univ-danubius.ro) ). Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës. Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
• Fakulteti Biznesit;
• Fakulteti i Edukimit; • Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike;
• Fakulteti i Studimeve Profesionale;
• Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit; • Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë. Afati i aplikimit: 1 Prill 2023.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës. Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Danubius, Rumani:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; – Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1; – Kopje e pasaportës. Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.