Departamenti i Psikologjisë organizon “Meet and Greet with Alumni FE”

Datë 11 Prill ora 12 Departamenti i Psikologjisë pranë Fakultetit të Edukimit Uamd, organizon një takim me profesionistet e sukseshem, ish studentët e programeve të Departamentit.
Ata vijnë në një takim me studentët e programeve Bachelor dhe të programeve Master, për të treguar historinë e studimeve të tyre, sfidat dhe arritjet e tyre në tregun e punës.
Ata tashmë janë në profilet e tyre përkatëse si Psikolog Shkollor, Mësues në shkollat e mesme për lëndët shoqërore, apo dhe në qëndra dhe institucionet vendore ku ofrojnë shërbime psikosociale.
Arritjet e tyre janë krenari për ne dhe eksperienca të bukura që frymëzojnë.
Të ftuarit, ish studentët tanë ekselent dhe jo vetëm, tashmë i kemi kolegë dhe i gjejmë kudo në komunitet dhe krenohemi me to.
Fakulteti i Edukimit, Departamenti i Psikologjisë mirëpret dhe krenohet me to!