HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E JAEN-IT NË SPANJË
PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR DHE MASTER).
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2022 – 2023, në Universitetin e Jaen-it në Spanjë (https://www.ujaen.es/en).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
• Bachelor;
• Master.
Numri i kuotave:
• 2 studentë për nivelin bachelor dhe master.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Biznesit;
• Fakulteti Edukimit.
Afati i aplikimit: 23 Prill 2023.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Universiteti pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Jaenit, Spanjë:
– Vërtetim i notave (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
– Fotokopje pashaporte.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 /muaj, 360 Euro Transporti.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.