HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TE APLIKUARA BIELEFELD, GJERMANI.

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER).

PËR FAKULTETIN E BIZNESIT

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Bielefeld, Gjermani (https://www.uni-bielefeld.de/ )

Nivelet e mobilitetit për studentet:

•            Bachelor;

•            Master.

Numri i kuotave:

•      2 studentë.

Kohëzgjatja e bursës:

•         Bachelor;

•         Master.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

          •      Fakulteti i Biznesit.

Afati i aplikimit: 30 Tetor 2023.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin e Shkencave të Aplikuara Bielefeld, Gjermani.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–          Performancë të mirë akademike.

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbagjikolli@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.