HAPET APLIKIMI PER BURSA SHKEMBIMI ERASMUS + EXCHANGE PROGRAM

NE UNIVERSITETIN ANADOLU, TURQI

Në kuadër  të Marrëveshjes Ndër-Institucionale me Universitetin e Anadolu, Turqi, për programin Erasmus + Staff Mobility, UAMD hap thirrjen për mobilitet për vitin akademik 2023-2024.

 

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie për stafin akademik, në Universitetin e Anadolu-t, Turqi, në gjuhën angleze, për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

 

 

Mobiliteti duhet të ezaurohet brenda datës 12 Nëntor 2023.

Numri i kuotave për stafin Akademik:

  • 1  (një).

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit, fusha “Administrim Biznes”

Afati i aplikimit: 8 Shtator 2023.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Anadolu, Turqi:

  • CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
  • Kopje e pasaportës.

 

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. 

 

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro /dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në kuotën 275 Euro. 

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës.